Në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputeti Gjiknuri u shpreh se me sistemin e hapur, duke respektuar kuotat gjinore janë në lojë 40 mandate deputetësh.
Sipas tij jo më pak se 2/3 e listës i nënshtrohet votimit preferencial nga shqiptarët.
Gjiknuri shpjegoi se kompromisi me opozitën ka mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit përmes një platforme elektronike që mundësohet nga KQZ.
Disa deputetë patën rezerva për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Gjatë diskutimeve të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, 26 deputete të Kuvendit kanë propozuar një amendament ku në listat e hapura fituesit me votë preferenciale duhet që një në tre emra të fituesve të jetë grua, për të ruajtur përfaqësimin e tyre dhe barazinë gjinore.
Klan News