Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi ka deklaruar për mediat se “janë 260 kandidatë në Asamblenë Kombëtare”.
“Çdo njësi bashkiake përfaqësohet nga një kandidat, i zgjedhur nga baza. Me urgjencë do zgjedhim forumet drejtuese. Unë jam i nderuar të përfaqësoj qarkun e Vlorës, jemi në fillimet e fushatës zgjedhore. Drejtimi i qarqeve është një nga detyrat parësore e po ashtu fitorja e mandatit të 4-ërt, një fitore spektakolare. Jemi me 12 drejtues qarqesh të cilët janë të involvuar në proces, besoj se rezultati i jashtëzakonshëm është edhe tipar i lidershipit të PS.”
I pyetur për ndryshimet “surprizë” në qeveri, Klosi u shpreh:
Ndryshimet janë pjesë e ekipit, ne jemi një ekip. E rëndësishme është që kemi një trajner që na ka çuar në 10 garat e fundit fitues. Jemi besimplotë që edhe garën e ardhshme do dalim fitues.
Klosi njoftoi se ditën e Hënë në orën 08:30 do të mblidhet grupi parlamentar i PS.
“Në orën 8 e gjysmë nesër do mblidhet me urgjencë grupi parlamentar ku do diskutohen propozimet që kalojnë me votë të anëtarëve. Jemi një forcë jashtëzakonisht e organizuar, dhe unë do përgjigjem për atë që posti im mbulon dhe kam mundësi të përgjigjem.”
/tvklan.al