Qeveria ka miratuar vendimin që lehtëson angazhimin ditor në punë të atyre që janë pjesë e administratës publike sidomos në përcaktimin e orarit. Sipas ministres Pirdeni fleksibiliteti i orareve në punë do të shtojë nivelin e performancës së këtyre punonjësve.
Adea Pirdeni, ministre për Administratën Publike: Ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjtë, nga e hëna në të enjte, 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë. Punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin që ta nisin ditën e tyre të punës më herët dhe përfundojnë më herët ose ta nisin më vonë dh eta përfundojnë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezentë në zyrat e tyre, në një fashë orari nga ora 9:30 deri në 15:30, nga e hëna në të enjten. Dhe nga ora 9:30 deri nga ora 1:00 ditën e premte.
Një iniciative tjetër e miratuar ishte heqja e kufizimit ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike.
Adea Pirdeni, ministre për Administratën Publike: Është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit e administratës publike nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak se sa një javë kalendarike. Është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë gjithashtu edhe dy ditë ekstra pushim për të gjithë punonjësit.
Pritet po ashtu që të rriten pagat në sektorin publik duke hyrë në një fazë të dytë, e cila do të përmbyllet brenda këtij viti.
Arbjan Mazniku, ministër për Pushtetin Vendor: Nëpërmjet këtij vendimi të Këshillit të Ministrave unifikojm mënyrën e llogaritjes së pagave dhe vjetërisë së punët të punonjësve të bashkisë në të gjithë vendin, e unifikojmë atë në mënyrën se si llogaritet vjetërsia e punës dhe në administratën shtetërore.
Kjo rritje e nivelit të pagave në administratën publike ka sjellë rritjen me 23 % rritje të numrit mesatar të aplikantëve për rekrutime jashtë shërbimit civil për pozicione të nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues.
Klan News