Duke bërë një krahasim me Shqipërinë para marrjes së mandatit qeverisës, kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste ka bërë një transformim epokal të vendit. Veçanërisht u ndal te administrata publike dhe sofistikimi i dhënies së shërbimit ndaj qytetarëve.

Morëm një vend të zhytur në borxhe e pluhur, sot jemi në kushte të tjetra, është bërë një transformim epokal. Jemi vend avangard në drejtim të shërbimeve online”, tha Rama.


Teksa vuri theksin te platforma e-Albania, kreu i qeverisë përmendi edhe futjen në platformë të një “asistenti të ri virtual me zë e figurë”.

“Në këtë shërbim të platformës e-Albania dhe me futjen e asistentit virtual me zë e figurë, do kalojmë në një nivel të ri. Kemi pasur faktikisht një rritje të numrit të përdoruesve të kësaj platforme, që ka arritur në afro 3 milion e 250 mijë përdorues. 14 milion shërbime të dhëna e 9.9 dokumente me vulë elektronike të gjeneruara që dikur ishin ryshfete, radha, kohë e humbur, ishin shpenzime karburanti e energjish fizike për të marrë atë që sot e marrin duke klikuar në platformë dhe që ju vjen falas.”

“Sot, panorama është krejt tjetër dhe ka mbetur edhe një gur i fundit i këtij mozaiku që është përfundimi i projektit të futjes së Kadastrës në këtë sistem të teknologjisë. Shqipëria zuri vendin e parë në një konkurrim global për ekspertizën në lidhje me fushën e kibernetikës, mes 108 shteteve pjesëmarrëse”, tha Rama.

/tvklan.al