Emisioni “Pro Business” në Tv Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek dy histori mjaft interesante të të rinjëve në biznes në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale. Me anë të ideve të tyre innovatore ata I vijnë në ndihmë sektorëve të ndryshëm. I riu Bujar Bakiu tregoi në Klan Plus se pas studimeve në Gjermani vendosi të kthehet në Shqipëri për të vazhduar biznesin e tij, për të sjellë këtu eksperiencën dhe ekspertizën Gjermane. Në fokus të punës së tij është fusha e Inteligjencës Artificiale dhe Big Data.


“Duke qënë se tregu në Shqipëri ishte I pazhvilluar në këtë fushë mendova të kthehem dhe të ndërtoj një kompani që kontribuon në këtë fushë.Projekti që ne po ndërtojmë është “Solaris Nexus” I cili përdor Inteligjencën Artificiale për kompanitë që menaxhojnë parqet e mëdha me panele diellore për të parashikuar sa do të jetë energjia diellore nesër, pasnesër ose në javën e ardhshme. Arsyeja se pse kjo është e rëndësishmë është se për kompanitë që shesin energjinë në bursa ato duhet të kenë informacione sa më të sakta për energjinë që duhet të prodhojnë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të shmangin penalitetet që vijnë nga diferencat e nëpërmjet energjisë së prodhuar dhe energjisë së prodhuar dhe energjisë së shitur.”

Ai ka qenë edhe përfitues i fondeve në mbështetje të Start-upeve.

“ Përsa i përket pjesës së përgatitjes për projektin është goxha punë intensive sepse nuk është një aplikim I thjeshtë, pasi është një hap I cili kërkon që ne të kemi një ide të qartë për çfarë po ndërtojmë dhe të jemi në gjendje që ta mbrojmë idenë tonë më fakte dhe me argumenta sa më të sakta dhe bindëse, për skuadrën që I vlerëson projektet. Pastaj pjesa tjetër ka qënë fare pa ngarkesë sepse ne kemi bërë aplikimin dhe ne pritëm deri kur dolën përgjigjet përfundimtare. Pjesa e disbursimeve të fondeve ka qënë pak me pengesa të vogla, por është okej. Projekti që ne kemi marr nga Startup Albania është në vlerën e 4 milionë e 100 mijë lekë.” – shprehet I riu Bakiu.

Në pjesën e dytë I ftuar ishte i riu ARMANDO MUÇA. Me sipërmarrjen e krijuar ai krijon tregje për qindra artizanë Shqiptarë kudo ndodhen.

“Krijimi I platformaveë ku të gjithë këto artizanë mblidhen në një qendër të vetme siç është qendra jonë kulturore, u jep atyre mundësinë që ata të aksesojnë jo vetëm një treg kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Sepse tashmë ata kanë mundësinë që produktet e tyre t’i shesin nëpërmjet platformës tonë online, t’i shesin në të gjitha tregjet botërore. Ne të listuar kemi mbi 700 artizanë. Artizanët listohen falas, nuk paguajnë asnjë qira dhe asgjë për prezencën tek qendra jonë. Në momentin që na dorëzojnë produktet ne firmosin një akt-marrje në dorëzim ku ata listojnë çmimin që duan për çdo produkt. Mbi këtë çmim ne aplikojmë të gjitha kostot dhe përfitimet që qendra duhet të ketë për të funksionuar në mënyrë të qendrueshme dhe më pas aty del çmimi final me të cilin ne e shesim te klientët.”-tha Muça.

Muça tregon edhe për fillesat në biznes.

“ Ne e nisëm projektin tonë me një buxhet fillestar që mendonim se do mjaftonte por dhe do të tepronte. Ne jemi 3 aksionerë, 3 themelues dhe e nisëm projektin me paratë tona me idenë që ky buxhet mjafton për ta realizuar projektin tonë. Ashtu siç ndodh rëndom në sektorin e ndërtimit e të sipërmarrjes gjërat gjithmonë dalin jashtë kostove. Qeveria shqiptare asokohe hapi thirrjet nëpërmjet Ministrisë së Sipermarrjes programet e Start up Albania dhe hapi thirrjet për grantin e thirrjes së vitit 2024. Ne aplikuam , përgatitem dosjen dhe 1 muaj më vonë na erdhi një e-mail ku njoftohermi që e kemi kaluar fazën e parë të seleksionimit dhe një muaj më pas na erdhi një komunikim I dytë ku u shpall lista e fituesve dhe projekti jonë ishte projekti I dytë që kishte marrë suportin më të madh.”- shprehet I riu.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë në orën 21.00 nën drejtimin e gazetares Oljana Maloku. 

#Oljanamaloku  #bujarbakiu #armandomuca #klanplus #probusiness #biznes #startup #teknologji #inteligjenceartificiale #artizane #solar #startup