Shkalla e fertilitetit në pothuajse çdo vend do të jetë shumë e lartë sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Uashingtonit. Deri në vitin 2100, popullsia në 198 nga 204 vende do të zvogëlohet. Rënia e lindjeve pritet të jetë më e lartë në vendet e varfra, sipas studimit të publikuar në Lancet. Somalia, Tonga, Nigeria, Çadi, Samoa dhe Taxhikistanin do të përballen më rënien më të madhe të lindjeve deri në vitin 2100.
“Implikimet janë të mëdha. Këto tendenca të ardhshme në normat e lindshmërisë do të ndikojnë plotësisht ekonominë globale dhe ekuilibrin ndërkombëtar të fuqisë dhe do të kërkojnë riorganizimin e shoqërive”, ka bërë të ditur Natalia Bhattacharjee, autore e studimit.
Zhvendosja demografike do të çojë në rritje të lindshmërisë në vendet e pasura. “Një sfidë e madhe për vendet në Afrikën Sub-Sahariane është të menaxhojë rrezikun e katastrofës së mundshme humanitare”, bëjnë të ditur ekspertët.
Sipas autorëve të studimit, ndryshimi i madh në numrin e lindjeve nxjerr në pah nevojën për t’i dhënë përparësi këtij rajoni në përpjekje për të pakësuar efektet e ndryshimeve klimatike, për të përmirësuar infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe për të vazhduar uljen e shkallës së vdekshmërisë së fëmijëve, krahas veprimeve për të eliminuar varfërinë ekstreme.
Studimi i bazoi gjetjet e tij në sondazhet e bëra dhe përfshiu më shumë se 8,000 shkencëtarë nga më shumë se 150 shtete.
Klan News