Ditën e sotme, këngëtarja Ronela Hajati feston 31-vjetorin e lindjes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ronela përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka zgjedhur të urojë veten në këtë ditë të veçantë për të.

Ajo ka publikuar një kolazh me foto nga fëmijëria dhe bashkëngjitur shkruan se ka qenë gjithmonë e qeshur, qejflie. Ronela më tej shton se e do jetën pafund, do me gjithë shpirt njerëzit, muzikën, dashurinë dhe pozititvitetin.
“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie. Shishja në foton e dytë është bosh normalisht, një hap para me demostrim sërish në foto, që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punuar për këtë ditë, prandaj po uroj veten! Të dua shume Ron”./tvklan.al