Vetëm në dy muajt e fundit shërbimet operacionale kanë ndërhyrë  në 1500 vatra zjarri në të gjithë vendin. Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se dëmet janë të konsiderueshme, por ajo që është më e rëndësishmja, nuk ka pasur humbje jete.

Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm:  Forcat operacionale të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, janë përfshirë në më shumë se 1500 ndërhyrje në të gjithë territorin. Dëmet në pyje e kullota padyshim janë të konsiderueshme, por kemi mundur të sigurojmë jetën dhe pronën e qytetarëve tonë.

Aktivitetin e parë si minisër Ervin Hoxha e zhvilloi në Fier, ku mori mori pjesë në ceremoninë e përurimit të stacionit të ri zjarrfikës që u ndërtua me mbështetjen financiare të qeverisë së Polonisë. Ai foli për strukturim të këtij shërbimi duke paralajmëruar rishikimin e ligjit.

Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm: Ngritja e qendrës së trajnimeve në shërbimin zjarrfikës, ngritja e qendrave të koordinimit në bazë dhe në qendër, dixhitalizimi i shërbimit zjarrëfikës do të jenë një nga prioritetet e punës time në të ardhmen në mënyrë që ne të kemi një shërbim sa më modern duke përmbushur çdo standard të Bashkimit Europian.

Ministri Hoxha theksoi se Shërbimi Zjarrfikës ka nevojë për punonjës të devotshëm, që janë gati të sakrifikojnë për të shpëtuar njerëzit në rrezik.

Klan News