Era Rusi dhe Ylli Baka janë dy emra mjaft të njohur në skenën muzikore shqiptare. Ata së fundmi, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor, i cili është ndryshe nga bashkëpunimet e tyre të mëparshme.

Bëhet fjalë për një këngë kushtuar tragjedisë që shkaktoi tërmeti i datës 26 Nëntor, në vendin tonë. 51 persona humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën dhe shumë banesa, pallate u shembën duke shkaktuar një situatë të vështirë për vendin tonë.

Kënga mban titullin “Në emër të shpresës” dhe pjesë e videoklipit janë edhe pamje nga rrënojat që tërmeti shkaktoi. Të ardhurat nga klikimet e këtij projekti do të shkojnë për mirëqenien e një fëmije të mbijetuar, i cili ka nevojë për arsim.
Ndihma, mbështetja, sensibilizmi nga ana e personazheve të njohur brenda dhe jashtë vendit, por edhe njerëzve të thjeshtë ka qenë shumë e madhe për familjet e prekura nga tërmeti që tronditi Shqipërinë.
Gjithë zemrat shqiptare, u bënë një zemër e madhe”, është një pjesë e tekstit të kësaj kënge. /tvklan.al