Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, e cilësoi si shumë të vështirë grupin për kualifikueset e Botërorit, aty ku ndodhen Shqipëria, Serbia, Andorra dhe Letonia.
Tuchel, në prononcimin pas shortit, tha se ndaj Shqipërisë dhe Serbisë do të jetë e vështirë, ndërsa kërkoi respekt për kundërshtarët.
“Është një grup i vështirë. Serbia dhe Shqipëria kanë lojtarë të mirë individualë. Kanë trajnerë të mirë dhe do të jetë shumë e vështirë. Mund të na surprizojnë sepse kanë cilësi dhe mbështetje të madhe nga tifozët. Duhet t’i respektojmë sa duhet.
Ne duhet të tregojmë një nivel të lartë për të shkuar në Botëror. Duhet të jemi të përqendruar. Nuk duhet të shpërqendrohemi se jemi favoritë”, deklaroi Tuchel.
/tvklan.al