Rekordin e mban Muzeu Historik Kombëtar
Janari ka nisur mirë edhe për Turizmin Kulturor, kjo sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të cilat vlerësojnë një rritje me 50% të numrit të vizitorëve në institucionet kulturore, krahasuar me Janarin e 2023.
Tendencat edhe për 2024, nuk ndryshojnë nga ato të vitit që lamë pas. Nga muzetë, ai që ka shënuar numrin më të madh të frekuentimit është Muzeu Historik Kombëtar, me 4500 vizitorë duke shënuar një rritje prej 187%, ndjekur nga ai i Krujës me me mbi 3 mijë vizitorë dhe nga muzeu Shtëpia me Gjethe, i cili ka pritur mbi 2 mijë vizitorë.
Ndërsa nga Parqet Arkeologjike, kryeson ai i Shkodrës, me 3,542 turistë, i cili ka shënuar një rritje prej 37% nga Janari i 2023it, duke lënë pas Butrinin, i cili ka vetëm 464 vizitorë dhe rritja vlerësohet me vlerën 8%.
Por të dhënat nuk janë pozitive, kur flasim për Parkun e njohur të Apolonis. Numri i vizitorëve ka ardhur në ulje krahasur me Janarin e 2023, ose -5% më pak nga perfomaca e vitit të shkuar, ndersa në zero është numri i vizitorëve kur flasim për Amantian, Finiqin dhe Antigonën.
Numri i vizitorëve të këtij Janari, janë përkthyer në 6,919,260 Lekë, 58% më shumë se Janari i shkuar. Nisur edhe nga statistikat e fundit të turizimit kulturor, frekuentimi i turizmit kulturor po vjen në rritje jo vetëm nga të huajt që në një pjesë të konsiderueshme kanë mbajtur vendin e parë, por tashmë nga vetë vizitorët lokal.
Tv Klan