Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë nuk e vënë në diskutim ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar, por për Erjon Veliajn debati me artistët do të vlejë për t’i bindur dhe ata për domosdoshmërinë që ka shembja e teatrit të vjetër.
“Ne nesër do të flasim dhe jam i bindur që do ta gjejmë konsensusin”.
Kundërshtuesit e ketij projekti por dhe projekteve të tjera të mëdha si sheshi Skenderbej apo stadiumit kombëtar, siç pranon Kryeministri, i japin motiv për të avancuar për realizimin tij.
“Jam dhe më i vendosur kur dëgjoj që e kundërshtojnë sepse e patë çfarë ndodhi me ata që e kundërshtuan sheshin”.
Arsyeja pse Rama dhe Veliaj u bënë bashkë këtë të dielë ishte për të nderuar me çertifikatë mirënjohje të gjithë skuadrën e arkitektëve dhe projektuesve të sheshit Skënderbej, pasi ai u shpall si hapësira më e mirë publike në konkursin e Barcelonës. Edhe në këtë rast, Kryeministri dhe kryebashkiaku iu përgjigjën kundërshtuesve pa kursyer lëvdatat per realizuesit.
“Ra shi në Tiranë dhe të gjithë ju sulën, por asnjë se di që gjithë natën është punuar për të rregulluar sahatin e Tiranës që u godit nga një rrufe”,
tha Veliaj.
Veliaj lajmëron se shumë shpejt do të nis dhe projekti për transformimin e Piramidës.
Tv Klan