Lajme Arkiva 2003
Ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërisë dita e pavarësisë në qytetin e Korçës ka një veçanti. Për nder të kësaj dite në katedralen e qytetit mbahet një meshë, e cilësuar si Mesha e Flamurit.
Pas ceremonisë zyrtare në sheshi qendror të qytetit në katedralen ngjallja e Krishtit, Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës, imzot Joani mbajti meshën tradicionale të rastit.
Në lutjen e tij ai bëri thirrje që në këtë ditë të bekuar nga zoti të lutemi për më tepër dashuri. Patrioti i vërtetë, tha imzot Joani është ai që do Zotin dhe po deshi Zotin e do edhe vendin e tij.
Kjo meshë është në Korçë tradicionale që nga viti 1920 ku për herë të parë një nga personalitetet e shquara Fan Stilian Noli, në cilësinë e klerikut mbajti në katedralen e shën Gjergjit meshën eparë të ditës së flamurit./tvklan