Një sulm kamikaz në kryeqytetin afgan ka lënë të vdekur të paktën 43 persona, sipas autoriteteve zyrtare.

Mbi 83 persona janë raportuar të plagosur në sulmin vetëvrasës që ndodhi në një mbledhje të klerikëve në Kabul. Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytetin e Afganistanit gjatë muajve të fundit. Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës.

Autori hyri brenda sallës ku ndodheshin klerikët dhe shpërtheu eksplozivin që kishte në trup. Ministria afgane e Shëndetësisë deklaroi se 23 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani dënoi këtë sulm dhe e cilësoi terrorist. Ditën e mërkurë ai e shpalli zi kombëtare dhe flamuri do të ulet në gjysmështizë. Misioni i OKB-së në Afganistan dënoi gjithashtu këtë sulm. /

tvklan.al