#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Alma Bektashi flet për raportin me motrën binjake

Edhe pse i mungon muzikës shqiptare prej vitesh, Alma Bektashi mbetet një nga artistet, rokeret e zërat më unikë.

Pjesëmarrëse në shumë festival muzikore, fituese e çmimeve të para dhe profesoreshë e talenteve të reja, Alma Bektashi, ishte sonte përballë gazetarëve të vegjël të “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ndoshta pak e dinë, por Alma ka një motër binjake, Argjirën, e cila jeton në Gjermani prej 15 vitesh. E pyetur nga Alketa Vejsiu se çfarë marrëdhënie ka me të, Alma rrëfeu se: “Kur ishim të vogla visheshim bashkë, në shkollë bashkë, kudo bashkë. Nuk ngjajmë fare. Kur flas me motrën e kuptoj a është mirë a jo. Motra me motrën e kanë këtë lidhje. Edhe pse jeton në Gjermani hapim kamerat ajo merr bën kafen atje.”

“Kam rrahur një çun!” Një çamarroke e vogël, Alma Bektashi rrëfen me nostalgji fëmijërinë

Nëse e sheh Alma Bektashin sot, padyshim e përkufizon si një zonjë plot klas e finesë. Mirëpo, në fëmijëri ka qenë një çamarroke moskokçarëse.

Kështu rrëfeu ajo sonte përballë fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan”. Artistja tregoi se ka qenë një fëmijë i hedhur, që lunnte me çunat e lagjes.

Asia: Alma, po ti ke qenë e urta apo çamarrokja e familjes?

Alma: Unë kam qenë një fëmijë i hedhur, luaja me çunat e lagjes, bëja gara me ta, shkoja tek lumi, mezi mblidhesha në shtëpi. Nuk jam krenare, por kam rrahur edhe një çun se më ngacmoi motrën.

Alma Bektashi u tregon fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan” për tri zanat reale në jetën e saj

Shumë fëmijë fantazojnë zana. Por, zanat e Alma Bektashit kanë qenë reale.

Po flasim për tre artistet shqiptare, Zana Shuteriqi, Zana Frashëri dhe Zana Turku, të cilat kanë qenë mentore të saj në universitet.

Jolie: O Alma, po ty të ka ardhur ndonjë zanë natën në ëndërr?

Alma: Zana magjike nuk kam pasur, por unë kam pasur tre Zana në jetë: Shuteriqi, Frashëri dhe Turku. Tre artistet shqiptare, që kanë qenë mentore të mia në universitet.

Ngjarja e Shkodrës, thirrja e Alketa Vejsiut për nënat: Mos kini frikë, kërkoni ndihmë!

Pas ngjarjes tronditëse në Shkodër ku Alma Arrazi kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes duke marrë me vete dhe 3 të vegjlit e saj, moderatorja Alketa Vejsiu ka një apel për të gjitha nënat.

“Mos kini frikë të ndani problemet, me dikë që mund t’ju ndihmojë”, iu drejtua ajo grave shqiptare, duke theksuar se më e rëndësishme se çdo gjë është jeta e fëmijëve.

Mesazhi i plotë i Vejsiut sonte “Në Kurthin e Piter Pan”:

Me këtë program, kthejmë gjendjen tonë në të gëzuar, pavarësisht streseve, problemeve dhe sidomos lajmeve që qarkullojnë, me të cilat jemi në kontakt, duam apo s’duam…Sepse të gjithë jemi përdorues të rrjeteve sociale, në ekran të telefonave tonë jo gjatë gjithë kohës shfaqen lajme të bukura dhe postime frymëzuese që na gëzojnë… Ka tronditur mbarë opinionin publik ngjarja e nënës me 3 fëmijë në Shkodër që është një ngjarje që edhe pse ka ndodhur larg pragut të shtëpisë sonë, është një ngjarje e cila ka tronditur çdo njeri, nën çatinë e vet. Edhe kjo tregon për falimentin e një shoqërie e cila ka në fakt shumë pak informacion për të gjitha problemet e shëndetit mendor, gjë të cilën e paguan me jetë edhe 3 fëmijët e pafajshëm.  Ne këtu jemi në një program fëmijësh, në një program që e ndjekin shumë nëna, ju lutem kush ka nevojë që të jetë e ndihmuar, të mos ketë asnjëherë ndrojtje edhe frikë që ta ndajë këtë me dikë që mund ta ndihmojë. Edhe të mendojë gjithmonë që jeta e fëmijëve është më e rëndësishme se jeta jonë

Lumbardh Salihu

Lumbardh Salihu ka një mesazh për Kader Kicajn pas ndarjes

Për të gjithë ata që kanë pasur pikëpyetje mbi çfarë po ndodh me lidhjen e Lumbardh Salihut dhe Kader Kicaj, përgjigjen e kemi marrë sonte.

Javët e fundit ka pasur aludime se dyshja i ka dhënë fund lidhjes pasi fshinë fotot e tyre së bashku dhe ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” modeli u pyet nga Alketa Vejsiu se si është Kaderi.

“Shpresoj se është mirë. Kam vetëm një mesazh për të…”, tha ai duke bërë me dorë një zemër.

Lumbardh Salihu flet për jetën në Austri dhe rikthimin në Kosovë

Ish-futbollisti dhe modeli Lumbardh Salihu ishte sonte i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në një rrëfim ekskluziv mbi jetën e tij.

Ai e la Prishtinën bashkë me familjen në moshën 11-vjeçare për të nisur një jetë të re në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Duke folur për largimin nga Kosova dhe jetën në Austri Lumbardhi rrëfeu: “Kur ika nga Kosova isha 11 vjeç. Në Vjenë u shkolluam. Studiova për Administrim Biznesi. Ne kemi biznese private dhe unë jam më i madhi. Mendova se do ketë pritshmëri për mua dhe thashë t’i hap rrugë vetes. Në Zvicër kam punuar si rekrutues IT. Më mirë se në vendin tënd nuk ndihesh askund. Në aspektin e punës Evropa është më lart, por në Shqipëri vendi po zhvillohet shumë. Gjëja që më pëlqen më shumë në Vjenë që nuk e ka Kosova është arkitektura. Por, më mirë se në vendin tënd nuk ka. Kosova ka natyrën, është vendi im. Vendi im i preferuar është Vitia, ku jetojnë gjyshërit e mi. Shqipëria ka bregdetin më të mirë në botë.

A është bërë i pasur Lumbardh Salihu pas fitores në “Big Brother VIP Kosova”?

Lumbardh Salihun e kemi parë të fitojë çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, por sa i pasur është ai?

Ku tjetër mund t’i bëhej kjo pyetjeve përveç fëmijëve të vegjël në “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Lumbardhi tha se nuk e ndjen veten të pasur me lekë, por në aspekte të tjera të jetës së tij.  

Amber: Tani që je bërë fitues, a je bërë i pasur?

Lumbardhi: Kush ta ka thënë me bërë këtë pyetje? Mendoj që i pasur je në qoftë se e dëgjon babin, e dëgjon nënën, e kryen një shkollë të mirë dhe ia nis me një punë të mirë si doktor, dikush ka qejf të bëhet futbollist, dikush ka qejf të bëhet avokat dhe vjen tani edhe leku. Unë nuk e ndjej veten të pasur me lekë, por siç është situata, është mirë.

Lumbardh Salihu rrëfen planet për t’u bërë baba dhe martesën

Ish-futbollisti dhe modeli Lumbardh Salihu rrëfeu sonte “Në Kurthin e Piter Pan” se vjen nga një familje e madhe, me tre vëllezër dhe një motër.

Mes të tjerash ai foli edhe për planet e tij për t’u bërë baba dhe martesën, duke thënë se nuk e sheh si diçka që i përket të ardhmes së afërme. Kjo pasi aktualisht është i fokusuar te karriera.

“Do doja binjakë. Por duhet të gjej gruan një herë. Edhe prindërit më pyesin se kur do martohem por nuk e kam ende përgjigjen.”

Një këshillë nga Lumbardh Salihu për djemtë se si të sillen me vajzat

Ai është momentalisht një nga djemtë më të pëlqyer nga vajzat. E kush më mirë mund të këshillojë djemtë për raportin me vajzat se Lumbardh Salihu.

I pyetur për një këshillë nga Kian se si të sillet me vajzat, Lumbardhi e këshilloi t’i respektojë gjithmonë e të sillet mirë.

Kian: Lumi dua të më japësh një këshillë. Si të sillem unë me gocat? Çfarë fjale nuk duhet t’u them?

Lumbardhi: Vajzat duhet t’i respektosh gjithmonë. Dhe të sillesh mirë me to. Dhe duhet t’i dëgjosh gjithmonë. Lëri të mendojnë se po i dëgjon./tvklan.al