Ish-futbollisti shqiptar Adrian Aliaj komentoi bashkë me Alban Xhihanin ndeshjen e sotme Shqipëri-Kroaci. Përmes një lidhjeje direkte nga Gjermania, rrëfyen emocionet gjatë përballjes që u mbyll me barazim në minutat e fundit.
“Gati sa nuk u hodhëm nga tavolina”, tha Xhihani kur kujtoi golin e Gjasulës në minutën e 95-të.
Por ajo që është më interesantja është se Aliaj është i martuar me kroate. “Jemi me të dy skuadrat. Po fitoi Kroacia është mirë, po të fitonte Shqipëria sërish mirë. Isha në një situatë win-win. Kjo është më normalja, dhe ashtu ndodhi për fat të mirë. Bisedat tona pastaj i lëmë brenda 4 mureve”, u shpreh Aliaj.
Pas rezultatit 2-2 me Kroacinë, tanimë Shqipëria do përballet me Spanjën më 24 Qershor. Çdo ndeshje e Euro 2024 do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al