Ashtu si çdo mbrëmje, edhe sonte moderatorja e “Kampionët” në Tv Klan Marina Vjollca shkëlqeu me pamjen e saj. Me një fustan shumëngjyrësh e flokët gërshet, padyshim s’mund të mos merrte komplimenta.


Ishte aktori Kastriot Çaushi që vuri në dukje se sa e bukur ishte bërë, ndërkohë që Vjollca e falënderoi duke i thënë: Je më i mirë se Ronaldo! Situatë që pasoi me batuta mes të ftuarve…

Marina Vjollca: A është e njëjta Çeki që kemi mundur ne, apo e sheh të ndryshuar?

Kastriot Çaushi: Mund ta filloj fjalën siç dua unë, jo siç do ti?

Marina Vjollca: Jo!

Kastriot Çaushi: E para njëherë nga të gjitha mbrëmjet, sonte je veshur më bukur.

Marina Vjollca: Po patjetër që mund ta fillosh si të duash ti Kaç!

Kastriot Çaushaj: Nuk e di a mund të quhet fustan ky në ditët e sotme me këtë prerjen në mes…

Marina Vjollca: Faleminderit Kaçi, je një zotëri i vërtetë! Se sa netë u bënë këtu, si s’mora një koment nga Bushi, nga Kapllani jo e jo, Zenelaj vetëm thotë shko bëhu gati në frigorifer.

/tvklan.al