Aktori Gentian Zenelaj gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Kampionët” shprehu përshtypjet e tij për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Duket se kjo ndeshje e ka surprizuar, por edhe prekur shumë aktorin, teksa tregon se në momentin që kombëtarja kuqezi shënoi gol ishte përlotur.
Ai theksoi gjithashtu se ndeshja e sotme i ka fashitur kënaqësinë e çdo ndeshjeje tjetër të evropianit.
Gentian Zenelaj: Definitivisht kjo ndeshje mua sot më fashiti të gjitha ndeshjet e Europianit deri tani. Më fashiti Gjermaninë time të dashur që e ndjek prej kaq vitesh. Dhe ajo që më pëlqeu, dhe që realisht u përlota, pasi pashë një kombëtare e cila na kishte parë. Kishte parë tifozerinë dhe kishte reaguar. Pra unë sot pash një kombëtare e cila e kishte ndjekur gjithë këtë gjënë që kishte ndodhur dhe pashë një kombëtare tjetër. Pashë një kombëtare e cila erdhi dhe krijoi një qasje shumë të mirë edhe me tifozerinë e vet dhe kjo ishte gjëja më e bukur. Një gjë që ndryshoi!/tvklan.al