Ndihmës trajneri i Kombëtares Ervin Bulku ka folur përmes një lidhjeje direkte nga Gjermania për “Kampionët” në Tv Klan. E nisi me një falenderim për tifozat kuqezinj për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në këtë Euro 2024.


Ndërsa për përballjen e Shqipërisë me Spanjën më 24 Qershor, tha se kuqezinjtë po bëhen gati dhe do japin maksimumin.

“Duke parë dhe zëvendësimet që bëri trajneri i Spanjës, ai filloi të mendonte për Shqipërinë ende pa mbaruar ndeshja me Italinë, sepse hoqi dy lojtarët kryesore para minutës së 75′. Spanja tregoi sot që ka ardhur në Europian për ta fituar. Dihet që është grupi më i fortë i Europianit, por çunat s’kanë dëmtime, s’kanë kartona. Janë gati për ndeshjen, atmosfera është shumë e mirë. Mendoj që do bëjmë të njëjtën paraqitje, të mundohemi dhe të arrijmë ndonjë rezultat pozitiv. Është cilësia e kundërshtarëve përballë dhe është normale që në momente të caktuara bëjnë diferencën. Me Kroacinë përgatitja ka qenë në perfeksion.”

I pyetur pse nuk u aktivizua sulmuesi Armando Broja në lojën me Kroacinë, ai tha se janë vendime të trajnerit në varësi të minutave të ndeshjes.

/tvklan.al