Policia shqiptare ka vënë në pranga dy kushërinjtë Andon dhe Niko Sina, të moshës 51 dhe 48-vjeç. Ata u ndaluan nga forcat operacionale në Dibër, ndërsa siç duket nga këto pamje, u sollën në Tiranë në drejtorinë e policisë.

Prej vitesh dy kushërinjtë ishin në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, pasi rezultojnë të dënuar nga gjykata e apelit të Napolit. Togat e zeza i kanë dënuar në vitin 2006 me nga 14 vite e 11 muaj burg secilin nga kushërinjtë Sina.

Ata janë shpallur fajtor për një ngjarje të vitit 1999, ku Andon dhe Niko Sina vranë me sende të forta një shqiptar dhe plagosën një tjetër, pas një konflikti për ndarjen e fitimeve nga veprimtaria kriminale.

Lokalizimi dhe arrestimi i dy të shumë kërkuarve të cilët në vendin tonë përdornin identitet tjetër u bënë fshatin Rreth-Kalë të Dibrës, falë koordinimit të Interpol Tirana me Policinë Italiane. Pas arrestimit të kushërinjve Sina, autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt vendit fqinj.

Klan News