Këto janë momentet kur dy kushërinjt Andon dhe Niko Sina, përkatësisht 51 dhe 48 vjeç mbërrijnë në policinë e Tiranës, pas prangosjes nga forcat operacionale në Dibër, vend ku fshiheshin prej vitesh.

Të listuar mes 100 personave më të kërkuar në Italian, dy kushërinjt Sina janë dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili.

Bëhet fjalë për një ngjarje të regjistruar në vitin 1999, ku Andon dhe Niko Sina vranë me sende të forta një shqiptar dhe plagosën një tjetër, pas një konfliki për ndarjen e fitimeve nga veprimtaria kriminale.

Lokalizimi dhe arrestimi i dy të shumë kërkuarve të cilët në vendin tonë përdornin identitet tjetër u bë në fshatin Rreth-Kalë të Dibrës, falë kordinimit të Interpol Tirana me Policinë Italiane.

Pas arrestimit të kushërinjve Sina, autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt vendit fqinj.

Tv Klan