Familja e Cardi B sapo u bë me një anëtar të ri! Reperja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një lajm që e ka ndarë vetëm para pak minutash në rrjetet sociale. Tashmë familja ka edhe një vajzë tjetër në gjirin e saj.
Muajin e shkuar, Cardi zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tretë e njëkohësisht dha edhe lajmin e divorcit nga Offset.
Në foto, shihet që edhe Offset ishte i pranishëm në spital bashkë me fëmijët e tij. Cardi e ka quajtur vogëlushen “gjëja më e bukur” dhe ka vendosur datën 9/7/24, çka tregon se vajza ka lindur të shtunën.
Reperja postoi edhe disa foto duke ushqyer vogëlushen me gji, e buzëqeshur dhe e lumtur.
Sipas raportimeve të deritanishme, çifti këtë herë nuk është ndarë për arsye tradhtie por thjesht sepse nuk e gjenin më rrugën te njëri-tjetri./tvklan.al