Mjeku: Interesi është rritur në krahasim me javën e kaluar, por shumica kërkojnë informacione
Pavarësisht se urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton se në auditore do lejohen vetëm studentët e vaksinuar, në këtë javë të parë të gjithë studentët po lejohen që të hyjnë, edhe pse shumica e tyre kanë një dokument që i lejon.
Edhe pse nuk kanë një vendim të shkruar, universitetet këtë javë e kanë konsideruar si javë informuese dhe studentët po lejohen që të hyjnë në fakultete të marrin informacione lidhur edhe me vaksinën.
Mjekët në pikat e vaksinimit pranë universiteteve thonë se ka një rritje të numrit të studentëve që vaksinohen, por edhe që kërkojnë informacione.
“Në krahasim me javën e parë, interesi është rritur pasi ka filluar edhe procesi mësimor dhe studentët janë më të shumtë në numër. Studentët janë më shumë të interesuar për vaksinën Pfizer, por edhe mënyrën se kur ta bëjnë vaksinën. Në rastet kur personi ka kaluar një grip, duhet të presë një javë dhe ta bëjë. Në rastet kur ata kanë qenë të infektuar me koronavirusin, do një periudhë 3-mujore. Për këto gjëra i sqarojmë edhe me sekretarinë e fakultetit”, u shpreh mjeku Artan Veizaj.
Në këto pika vaksinimi po administrohen 3 lloje vaksinash.
“Janë të treja vaksinat, CoronaVac, AstraZeneca dhe Pfizer. Duhet të kemi 6 persona për të bërë vaksinën Pfizer që të hapet”.
Sipas të dhënave të universiteteve niveli më i lartë i të vaksinuarve është në studentët e vitit të parë dhe të dytë. Madje në disa fakultete vaksinimi i tyre e tejkalon 80% të numrit total të studentëve të regjistruar.
Klan News