Reja do të provojë lojtarët e rinj

Trajneri Edi Reja do të eksperimentojë me lojtarët e rinj në ndeshjen e së mërkurës me Kosovën edhe për faktin se është miqësore si provë gjenerale para dy takimeve tepër të rëndësishme të ligës së kombeve.

Broja nuk mund të jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula do të vijë me vonë, duhet të shoh sot, pasdite, se kush është në gjendje më të mire dhe në mëngjes do të vendos për formacionin. Do të luajnë lojtarë si Hoxhallari, Çepele, Ismajlgeci, i kam parë edhe herë tjetër. Do të shoh edhe të rinjtë, meqë është miqësore. Nëse nuk i provoj tani, kur do të mund t’i provoj?”

Një tjetër mungesë e rëndësishme për Edi Rejën do jetë edhe ajo e mbrojtësit Marash Kumbulla, i cili është konfirmuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari i Romës në rrjetet sociale, ku bën të ditur se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Pavarësisht mungesave trajneri Reja kërkon suksesin në dy sfidat zyrtare ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Ideja jonë është t’i fitojmë të dyja ndeshjet, sepse ishim favoritë në fillim dhe vazhdojmë të jemi edhe tani. Na shkoi keq ndeshja në shtëpi me Lituaninë, nuk mundëm të fitonim në Kazakistan dhe pastaj Lituani, por nëse i fitojmë të dyja ndeshjet që kanë mbetur, me shumë mundësi do të jemi të parët”.

Në krah të Rejas ishte Etrit Berisha në rolin e kapitenit të skuadrës. Por portieri ka shprehur shqetësimin e tij pikërisht për këtë pozicion pa dijeninë e Hysajt.

Berisha: E ke folur me Hysajn për këtë gjë?

Reja: Jo. E kam thënë gjithmonë, je ti kapiteni. Pse?

Berisha: Sepse ishte ai (kapiten), që ta dinte, që të mos kemi konfuzion.

Tv Klan