Skaj Sport Italia ka ndërtuar një listë me futbollistët më të mirë pa ekip të momentit. Aty bën pjesë edhe portieri shqiptar Etrit Berisha.
35-vjeçari e mbylli kontratën me Empolin në fund të sezonit të kaluar dhe gjatë verës nuk gjeti një skuadër të re. Berisha ka një përvojë 11-vjeçare në kampionatin italian që nisi me Lacion.
Në këtë listë janë edhe emra të tjerë si spanjolli Serxho Ramos apo anglezi Dele Ali. Në bazë të rregullores së FIFA-s këta lojtarë kanë të drejtë të firmosin edhe pse merkato e rregullt është mbyllur.
Tv Klan