Vendet evropiane po rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen në përgjigje të një politike të re të administratës Trump që mund të sjellë uljen e mbështetjes financiare për NATO-n. Bashkimi Evropian ka planifikuar një fond prej 500 miliardë Eurosh të orientuara kryesisht në fushën e mbrojtjes.
Shqipëria pritet të dyfishojë shpenzimet e saj të mbrojtjes gjatë pesë viteve të ardhshme, me një angazhim të parashikuar prej 2.2 miliardë Dollarësh nga 2025-2029.Numri i aleatëve të NATO-s që shpenzojnë të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzimet ushtarake pritet të rritet këtë vit.
Kësaj shifre, Shqipëria po i afrohet duke shkuar në 1.76 për qind të PBB-së së dedikuar vetëm për mbrojtjen. Pritet që Shqiperia të arrijë nivelin e shpenzime ushtarake ne masen e 2.5% të PBB-së deri në vitin 2029. Ndër platformat e blera janë dronet turk Bajraktar, si dhe helikopterë UH-60 Black Haëk.
Objektivi u vendos në vitin 2014, kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet drejt 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen brenda një dekade. NATO është duke shqyrtuar mundësinë për të rritur objektivin e shpenzimeve nga 2% në 3% të PBB-së, edhe pse ky nivel mbetet më i ulët se 5% i kërkuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump.
Në aspektin e shpenzimeve për mbrojtjen si përqindje e PBB-së, kryeson Polonia me 4%, me synimin për të arritur 4.7% deri në vitin 2025. Nga ana tjetër, disa shtete të tjera janë më pas, siç është Spanja, që kontribuon me vetëm 1.3%, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka si objektiv të arrijë 2.5% deri në vitin 2025, një shifër që mbetet nën synimin e brendshëm prej 3.6%.
Klan News