Rreth 160 kg marijuanë, e cila transportohej nga Puglia drejt Siçilisë, është sekuestruar nga policia e Catanias.
Siaps hetuesve italianë, një grup trafikantësh shqiptarë, kishin përdorur korreierë për tërheqjen e sasisë së madhe të drogës. Katër prej tyre, u kapën dhe u arrestan në flagrancë nga policia. Korrierët italianë të drogës, po transportonin lëndën narkotike në një kamion. Droga ishte fshehur në dyshemenë e rimorkios së automjetit.
Në kamion udhëtonte i vetëm Anton Luigi Berbardi transportuesi i drogës i cili shoqërohej nga një makinë tip “Jaguar” në bordin e të cilës ndodheshin dy italianë të tjerë Orfeo Avellino, Maurizio Mazzoço. Në qendër të Siçilisë, në Catania, ata priteshin nga një tjetër korrier italian.
Të katërt përfunduan në prangat e policisë. Vlera e drogës nëse do të hidhej në treg do të arrinte në vlerën e më shumë se 300 mjë eurove./TvKlan