Dy kompanitë më të mëdha të ushqimit në Itali janë përfshirë në hetime për abuzime ndaj punëtorëve që vjelin domate, të cilat u shiten konsumatorëve europianë.
Si pasojë e hetimit për vdekjen e një punëtori sezonal në industrinë e domateve, prokuroria italiane ka deklaruar se gjigandët e ushqimit
Mutti
dhe
Conserve Italia
kanë përfituar nga “
kushtet e shfrytëzimit absolut.
”
Çështja filloi me vdekjen e emigrantit të ligjshëm nga Sudani, Abdullah Muhammed, 47 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili vdiq si pasojë e një ataku kardiak gjatë kohës që punonte në fushat e Nardó, në jug të Italisë në vitin 2015. Muhammed mund të kishte shpëtuar nëse do ishte lejuar të shkonte në spital.
Si gjithë punëtorët e tjerë, Muhammed e niste ditën në orën 4 të mëngjesit dhe punonte deri në 5 të pasdites duke vjelur domate, në mes të nxehtit. Sipas gjykatës, abuzimet me punëtorët përfshijnë të punuarit 12 orë, 7 ditë të javës, nuk kanë pushime, paguhen shumë ulët dhe nuk shkojnë dot të mjekohen.
Sipas prokurores Paola Guglielmi, përgjegjës për krimin sipas ligjit është vetëm drejtuesi i grupit ku punonte viktima.
“Në këtë rast kemi të bëjmë me vrasje pa paramendim. Viktima nuk do të kishte vdekur nëse do të kishte pasur një vizitë te doktori. Shkelja e rregullave të sigurisë në punë ka qenë flagrantë,”
ka thënë Guglielmi para gjykatës.
Punëtorët fitojnë mesatarisht 30 euro në ditë në zonën e Puglia-s. Përveç pagesës shumë të ulët, ata e humbin gjysmën e saj për ushqim, transport, ujë dhe një pagesë për drejtuesit e tyre.
Kompanitë
Mutti
dhe
Conserve Italia
nuk janë direkt përgjegjëse. Ata kanë reaguar duke u shprehur se kanë gjithmonë inkurajuar furnizuesit që t’i trajtojnë drejtë punëtorët.
/tvklan.al