Bashkia e Barit në Itali ka vendosur të shpërblejë me 25 euro në muaj të gjithë banorët që do të vendosin të shkojnë në punë dhe në shkollë me biçikletë. Madje bashkia do të ndihmojë financiarisht dhe për blerjen e mjeteve me dy rrota.

Banorët në Bari të Italisë që do të vendosin të shkojnë në punë apo në shkollë me biçikletë, do të paguhen 25 euro në muaj nga bashkia. Projekti është pjesë e një program eksperimental kombëtar nga Ministria e Ambientit.

Por bashkia ndër të tjera do të mbështesë financiarisht dhe për blerjen e biçikletave: 150 euro për biçikletat tradicionale dhe 250 euro për ato elektrike ndër të tjera për çiklistët më të mirë që do të udhëtojnë më shumë kilometra, parashikohet një bonus prej 50 eurosh nëse përdorin biçikletat tradicionale dhe 100 nëse përdorin atë elektrike. Eksperimenti do të zgjasë katër muaj.

Kryebashkiaku i Barit me anë të një postimi në Facebook shkruante ndër të tjera se viti i ri niste me një dhuratë për të gjithë ata që duan biçikletat. Sipas tij një nga objektivat kryesorë për vitin 2019 është dyfishimi i numrit të biçikletave në qytet. Biçikletat do të pajisen me GPS për të monitoruar numrin e kilometrave./abcnews.al