Ai është një nga emrat e njohur në politikën shqiptare. I angazhuar prej vitesh në Partinë Demokratike, Arben Ristani, edhe pse është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë është angazhuar në politikë, ku ka mbajtur pozicione të ndryshme, si kryetar i komisionit zgjedhor, deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratikë, detyrë të cilën vijon ta ketë edhe sot.
Sot Ristani ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të na treguar më tepër për familjen e tij. Ai është i martuar prej disa vitesh me Alketën, me të cilën kanë birësuar një djalë, Tomasin, kur ishte vetëm 1 vjec. Sot Tomas është 4 vjeç e gjysmë.
https://youtu.be/btX59Mlc0Eo?t=15m6s
“Nuk është e lehtë të gjesh kohë për familjen, por nuk është as e vështirë. Ndoshta edhe për shkak të ideologjisë së djathtë, e cila ka në bazë familjen, unë e dua shumë familjen dhe jam krah saj. Nuk iu kam munguar kurrë dhe ajo që kam kuptuar është se nuk është e rëndësishme sasia e kohës, më shumë se sa cilësia e kohës që kalon me ta. Vajza Nensi këto ditë është diplomuar dhe e kemi festuar, ndërsa me djalin e kemi filluar edhe një herë nga e para. Të them të vërtetën kjo gjë është shumë e bukur, sepse unë jam bërë baba kur kam qenë 27 vjeç dhe ndoshta edhe për shkak të moshës më duket sikur nuk i kam kushtuar shumë vëmendje dhe gjithë atë që nuk kam mundur të kaloj me të, po e kaloj me djalin. Me të është ndryshe, po e gëzoj faktin që ai është i vogël, është ndjesi fantastike”,
tha Ristani
./tvklan.al