Lajme Arkiva 2003

Në pavijonin e hematologjisë në Spitalin e Onkologjikut, prej kohësh mungojnë ilaçet për mjekimin e pacientëve të shtuar. Në repartin e kimioterapisë qëndrojnë të shtruar pacientë me sëmundje kanceroze prej një jave është mbaruar dhe citostatiku i fundit .

Lloki i fundit që përdorej prej 6 muajsh nga 18 lloje citostatikësh që shërbejnë për kurimin e të sëmurëve të kësaj kategorie. Pacientë të ndryshëm që qëndrojnë të shtruar në këtë pavijon prej javësh , thonë se që kur janë shtruar ilaçet që ju nevojiten i blejnë vetë në farmacinë jashtë spitalit.

Pacientja: Ilaçet ne i marrim me lekë, rrezatimet i marrim me pare. Të gjitha me lekë. Këtu nuk ka, i marrim jashtë te farmacia.

Pacientja: I marrim ilaçet jashtë në farmaci.

Gazetarja: Pse nuk ka në spital?

Pacientja: Jo, jo. Asgjë. Vetëm krevatet e spitalit kemi këtu.

Gazetarja: Nga se vuan vajza juaj?

Babai i pacientes: Nga kanceri.

Gazetarja: Sa kohë keni që e keni shtuar në spital?

Babai i pacientes: Ka ndejtur para një muaji. Ilaçet i kam blerë të gjitha.

Gazetarja: I keni blerë vetë?

Babai i pacientes: Vetë i kam blerë të gjitha, se spitali nuk ka fare spitali barna. I pyesin infermierët, infermieri më jep recetën të shkoj në farmaci dhe do i blej patjetër.

Gazetarja: Sa shkojnë, shkojnë shtrenjtë?

Babai i pacientes: Po 100 Euro, 120 Euro.

Asnjë nga mjekët nuk pranon të prononcohet përpara kamerës për mungesën e ilaçeve në këtë pavijon të Qendrës Spitalore Nënë Tereza.

Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë shpjegojnë se në muajin Gusht u bë tenderi për blerjen e citostatikëve, por mungesa e konkurrencës bëri që ai të dështoj.

Deri sa të zhvillohet tenderi tjetër i parashikuar të bëhet me fondet e buxhetit për vitin 2003, të sëmurët kanceroz të shtruar në Spitalin Onkologjik do të vazhdojnë ti blejnë vetë barnat që ju nevojiten për të qëndruar në jetë./tvklan.al