Várhelyi pro një vendimarrje pozitive brenda vitit
Olivér Várhelyi: Ne duhet të ecim më shpejt me procesin e zgjerimit. Pas zgjedhjeve në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut ne shpresojmë të shohim progres në praktikë. Ne jemi gati që të bëjmë detyrat tona në mënyrë shumë të shpejtë që të finalizojmë procesin e rëndësishëm për të mbajtur konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda këtij viti. Një element tjeter i rëndësishëm që ne kemi për Ballkanin Perëndimor është plani i investimeve ekonomike për ta zbatuar atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mbështetjen për negociatat me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut e kanë dhëne edhe ministrat e jashtëm të Kroacisë, Gjermanisë, Austrisë ndërsa është e paqartë vendimarrja nëse do të vijohet me të dyja shtetet në një paketë nëse Bullgaria ende vijon të mbajë në fuqi veton për Shkupin. Ky propozim i disa muajve më parë i komisionerit për zgjerim nuk u përkrah nga shtetet anëtare ndërsa tani është rikthyer sërish si mundësi reale në tavolinë. Shefi i Diplomacisë Evropiane Joseph Borrel ka paraqitur një material të veçantë me pikpamjet për rajonin në ruajtjen e stabilitetit në Bosnje-Hercegovinë, përshpejtimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin duke i bërë thirrje Bullgarisë që të heqë veton.
Klan News