Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm hungarez dhe kryeministrin Edi Rama shprehet se Shqipëria me zhvillimin që ka pasur, mund ta përgatisë veten për tu bërë anëtare e BE në fund të mandatit të ardhshëm.

Komisioneri, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria asnjëherë nuk e frenoi hapin e saj dhe dëshirën për të qenë një vend anëtar i BE-së. Ai theksoi se BE e ka përshpejtuar ritmin dhe vendet kandidate duhet të bëjnë më shumë në përmbushjen e reformave.

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi: Mendoj që po kremtoni një vendim mjaft të rëndësishëm sot. Kjo nënkupton që tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore dhe do të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e BE. Kjo është ajo çfarë po ndodh sot. Falenderoj presidencën hungareze që ka nisur punën, duke e vendosur zgjerimin jo vetëm si përparësi, por duke i kushtuar përpjekje çka nënkupton që të zhvillohen të gjitha takimet e duhura për të ecur përpara dhe drejt përmbylljes së bisedimeve. Është e padiskutueshme për BE që zgjerimi është mes tre përparësive kryesore. Sepse pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Krahasuar me pikën ku e nisëm në 2019 kemi bërë një rrugë të gjatë përpara.

Më kujtohet dita e parë kur mu desh të telefonoja kryeministrin Edi Ramën sepse u përballën me një tërmet. Ndërhym për të ndihmuar dhe mendoj që kjo formësoi pjesën tjetër të mandatit dhe solli një qasje të re. Ajo çfarë trashëgova ishte më shumë një skenë si një makinë e përplasur. Kishim tre përpjekje të dështuara. Kjo ishte pika nga më duhej ta filloja. U desh që politika e zgjerimit të ngrihej një herë në këmbë pastaj të merreshim me integrimin e mirëfillte dhe të dinim se si të arrinim ekonomi, shoqëri të ngjashme në Ballkanin Perëndimor përpara anëtarësimit. E para ishte të hartonim një metodologji të re dhe e treta është Plani i Rritjes që tashmë po e përshpejton zgjerimin dhe për të bërë të mundur që në fund të mandatiti të komisionit të ardhshëm ne të mund të shohim edhe kryeministrin Rama që të japë propozimin për komisinerin e parë në komision.

Kur diskutoja me Kryeministrin planin ai më shihte, nuk e njihim njëri-tjetrin, me një nivel modest pikëpyetje se nëse do të ishte i mundur. Shqipëria ndërmorri një qasje të re që do të thotë të mos druhet të bëjë çfarëdo që është e nevojshme. Shembull kishim në 2020 shqetësime sa i takon krimit të organizuar, korrupsionit, sistemit gjyqësor dhe ne vërtet u futëm shumë thelllë me Kryeministrin duke ndërtuar besimin tullë pas tulle që ishte një element në suksesin e arritur tani. Kaluam Covid, na u desh të dërgonim vaksina, u morr një vendim i madh për negociatat dhe pastaj u përballëm me një tjetër problem që nuk kishte lidhje me Shqipërinë edhe në 2022 patëm Konferencën e Parë dhe krah kësaj nisëm të ndërtonim Europën në Shqipëri. Kemi trajtuar çështje që mendoj se kanë qenë problem prej dekadash. Tani kemi Kolegjin e Europës dhe kjo ka ndodhur sepse Shqipëria kurrë nuk është stepur të bëjë gjithçka të nevojshme në rrugëtimin drejt BE dhe shpresoj që kjo të vazhdojë pasi kjo nënkupton që në të gjitha instrumentet Shqipëria mund ta përgatisë veten për ta bërë anëtare në fund të mandatit të ardhshëm.

Kemi lajme të mira jemi në nivele të 60% të zbatimit deri tani, çka nënkupon që jo vetëm që kemi arritur sukses për zbatimin, por efektivisht programi është mbi atë çfarë duhet të kemi në fakt 7 miliardë për investime që mund të nxisin një 20 miliardësh tjetër investimesh në rajon në ekonomi, që do të krijojë një ekonomi të re, qoftë tek trajtimi i mbetejeve apo ujërave të ndotura. BE po e përshpejton ritmin dhe pret të ndërmerni reformat e nevojshme që të bëheni anëtare. Keni tashmë gjithçka në dispozicionin tuaj dhe shpresoj që kur të vijë koha që të largohem ju do të përshpejtoni edhe më shumë punën që unë e di ju e keni kaq shumë për zemër.

/tvklan.al