Gjyqtarët e Tiranës kërkojnë si dëshmitarë njerëz të vdekur. Kjo ka ndodhur sot në seancën gjyqësore të Nehat Kullës dhe shokut të tij Ismet Ramadani. Gjyqtari i çeshtjes Ilir Mustafaj ka kërkuar që në seancën e ardhshme të paraqitet të dëshmitar shtetasi Halil Haklaj, por gjyqtarët e Tiranës nuk e dinin se Haklaj, vëllai i të njohurit nga Tropoja ka vdekur para një viti në një atentat me eksploziv pranë urës së Dragobisë.
Kjo kërkesë e gjyqtarit Muustafaj erdhi pas rrëfimit të Nehat Kullës se automatiku që policia i gjeti në shtëpi pas arrestimit në Elbasan ia kishte bërë dhuratë pikërisht Halil Haklaj. Përveç akuzës së armëmbajtjes që e pranoi, Nehat Kulla sot ka mohuar dhe nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e tjera të ngritua nga prokurori Bujar Hoxha.
Nuk jam unë autori i vrasjes së Fatmir Thaçit tha Kulla dhe nuk kam patur asnjë armiqësi me të dhe në momentin e vrasjes së tij isha duke drekuar në Linzë. Edhe akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të disa policëve, Kulla nuk e pranoi duke thënë se nuk ka patur asnjë problem me ta. Madje me policinë unë kam bashkëpunuar duke i dorëzuar shumë armë të mbledhura nga ai vetë.
Unë nuk e di se çfarë do të thotë krijim bandash tha Kulla duke u përgjigjur dhe për këtë akuzë, jo më ta kem bërë në të vërtetë. Me të pandehurin Ramadani, Kulla tha që e lidh vetëm puna. Ndërsa për valutën e gjetur në shtëpinë e tij, ai tha se janë të firmës me të cilën ai punonte. Kaq ka deklaruar sot Nehat Kulla në seancën që ishte lënë vetëm atij për të reaguar ndaj akuzave. Të martën e ardhshme gjyqtarët e çeshtjes presin dëshmitarin, por sigurisht kjo gjë nuk do të ndodhë pasi Halil Haklaj ka një vit që nuk jeton./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj