Një 67-vjeçare ndërroi jetë mbrëmë në rrethana misterioze në banesën e saj në rrugën “Gjon Kastrioti” në Laprakë të Tiranës.
Fillimisht dyshohej se Veronika Zisi mund të ishte të vrarë për shkak të dhunës sistematike dhe një episodi plagosje të kryer ndaj saj në Gusht të 2016-s nga i biri.
45-vjeçari Julian Zisi u shoqërua për disa orë në ambientet e komisariatit ku u mor në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë paraditen e sotme ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se 67-vjeçarja Veronika Zisi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
45-vjeçari rezulton i shoqëruar disa herë më parë në polici për dhunë në familje ndaj nënës së tij.
Në Gusht të 2016-s, policia do të njoftonte arrestimin e tij pasi kishte dhunuar të ëmën. Në atë kohë, për shkak të dhunës, Veronika Zisi kishte përfunduar në spital.
“Julian Zisi, 41 vjeç, ka plagosur me sende të forta nënën e tij 63 vjeç. Efektivët e komisariatit numër 3 kanë bërë të mundur arrestimit e autorit, ndërsa e moshuara është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim”, thuhej në atë kohë në njoftimin e policisë.
Veronika dhe Julian Zisi jetonin në një pallat trekatësh të vetëm prej shumë vitesh. /tvklan.al