Një nënë ka hedhur vajzën e saj 7 javëshe nga një lartësi prej 22 metrash. Krista Noelle Madden, 35 vjeç, ka dalë para gjykatës, pasi dyshohet se e ka hedhur vogëlushen nga një greminë në Asheville, Karolinën e Veriut.

Ajo ka thënë në gjykatë se ishte rrëmbyer të enjten, por rrëmbyesit kishin rënë dakord ta linin atë të shkojë, shkruan 

The Sun

.

Vogëlushja e quajtur Shaylie është gjetur duke qarë nga një çift që po kalontë aty pranë. Ajo kishte marrë disa plagë në fytyrë dhe në trup. Çifti Scott dhe Cheryl Fowler kishin dalë në pyll por në një moment dëgjuan të qarat e një foshnje dhe shkuan menjëherë drejt saj.

“Ajo kishte disa gërvishtje në ballë, në pjesën e pasme të kokës, poshtë gjurit dhe në krahun e saj të vogël”

, tha Cheryl, duke e përshkruar momentin kur e gjeti fëmijën. Nuk e kuptoj se çfarë lloj nënë është ajo që ka bërë këtë veprim, ka thënë Sccot.

Vajza e vogël nuk ka pësuar dëmtime serioze për jetën, pasi ajo ishte hedhur së bashku me ndenjësen. Madden, nëna e dy fëmijëve, është akuzuar për tentativë të vrasjes së shkallës së parë pas incidentit të tmerrshëm në Asheville, Karolina e Veriut, SHBA.

/tvklan.al