Nazmia dhe Arta janë nënë e bijë të cilat ndodhen përballë njëra-tjetrës në “Shihemi  në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Nazmia  i kërkon Artës që të marrë nga shtëpia  djalin e saj të vogël 3-vjeçar pasi nuk mundet më ta mbajë.

Arta ka 3 fëmijë, dy nga martesa e parë dhe djalin nga njohja e dytë. Me të dytin nuk ka celebrim sepse  s’ka bërë divorcin me martesën e parë. Arta thotë se në shtëpinë e  bashkëshortit të parë është keqtrajtuar.

Arta: I pari më la se më vidhte varëset, më vidhte unazat, më rrihte, më bënte. Vjehrra më bërtiste, më thoshte vjehrra “ik, qërohu nga shtëpia, nuk të mbaj!” Vjehrra e parë!

Eni Çobani: Sa vite jetove me atë?

Arta: 13. vetëm me fyerje, me sharje, me të gjitha.

Eni Çobani: Ke fëmijë?

Arta: Kam dy, kam çunin 12 vjec, gocën 10.

Eni Çobani: Flet me fëmijët?

Arta: Jo, nuk flas se nuk m’i lënë fëmijët. Kur i marr në telefon, ma fikin telefonin. Jam shumë e sinqertë për këtë gjë se më ka ndodhur diçka, kam ndenjur dy vjet rrugëve, dy vjet kjo s’më shikonte me sy!

Nazmie: Ja do të të shoh me sy ty unë! Ti ike!

Arta: Ika mi! Ika! Ika, ika, mora burrë tjetër!

Nazmie: Kë pyete?

Arta: Pyeta veten time!

Nazmie: Ku i le fëmijët?

Arta: I lashë atje te babai i vet! Çunin e lashë te ty!

Arta thotë se prindërit e akuzonin të ndjerin, bashkëjetuesin e saj të dytë që ishte drogaxhi. Sa për të  tretin, Nazmia ka frikë se historia do të përsëritet.

Arta: Ka ndenjur 5 vjet me atë të dytin.

Eni Çobani: Nuk e doje as të dytin ti?

Nazmie: 5 vjet, e bëri me të dytin fëmijën. Nuk e doja.

Arta: Kjo nuk e donte se thoshte është… ku e di ti se ishte drogaxhi ai?

Nazmie: I thashë mos e merr se s’kishte shtëpi!

Arta: Ti moj ti, ku e dije se ishte drogaxhi ai se po flas kështu, ti thoshe se është drogaxhi, ai nuk ishte drogaxhi!

Nazmie: Ai u bë për rahmet!

Arta: Ku e gjeti drogën ai?

Eni Çobani: Si, e akuzonin prindërit që ai merrte drogë?

Arta: Po, po, më akuzonin të gjithë se nuk e donte njeri brenda shtëpie, e akuzonin kështu, as mua nuk më linin që të hyja brenda në shtëpi.

Nazmie: Jo, nuk e pranojmë se la dy  fëmijët te burri i parë.

Eni Çobani: Pra znj. Nazmie, ju akoma s’e pranoni që kjo është ndarë nga burri i parë?

Nazmie: Edhe të tretin nuk ia pranojmë.

Arta: Po të tretin pse s’e pranon se ai është shumë i mirë! Ai për mua është shumë i mirë!

Nazmie: Nuk e dua se e ke gjetur vetë, varet si do të të ikë jeta më vonë!

Arta: Shumë mirë do të më ikë!

Nazmie: Siç të ka ikur me këta të tjerët!

Arta: Lëri ata të tjerët, ata ikën, vdiqën për mua! Po flas për këtë të tretin.

Nazmie: As këtë të tretin nuk e dua!

Arta: E dua unë! E kam marrë unë!

Arta i kërkon Nazmies një firmë për  djalin e saj dhe i thotë se ajo nuk do të shohë më asnjërin prej tyre. Ajo madje vazhdon t’i thotë nënës “pse s’më abortove” duke mos kursyer fjalët e ashpra ndaj saj./tvklan.al