Lajme Arkiva – TV Klan 2000
INSIG jep 30 milion lekë për semafor dhe mjete sinjalistike. Sot në Ministrinë e Financave janë nënshkruar marrëveshjet për përmirësimin e trafikut urban të kryeqytetit, ndërmjet Ministrit të Financave, të Rendit, të Transporteve dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Janë tre projekte për të cilat janë firmosur marrëveshjet.
Projekti i parë është për semaforët në rrugët kryesore të Tiranës, projekti për vendosjen e tabelave parandaluese në rrugën Tiranë-Rinas dhe projekti për furnizimin me mjete logjistike për sektorin e policisë rrugore të Tiranës. Pas nënshkrimit kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama tha:
Edi Rama, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Nami i të pakënaqurit nuk është gjithmonë i keq se sjell dhe rezultate, e dyta, në këtë rast unë mendoj që me këtë fond, që INSIG-u na akordoi, projekti mund të starojë dhe besoj që me realizimin e këtij projekti një pjesë e madhe e problemit akut të mungesës së semaforëve do të zgjidhet”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego