Harta e shtrirjes gjeografike të dyqaneve Neptun i është shtuar edhe qyteti i Lushnjës.
Ditën e sotme është inauguruar qendra e 10 e saj. Dyqani është pozicionuar në bulevardin kryesor dhe ka një sipërfaqe prej 300 metra katror.
Hapja e këtij zinxhiri të dyqaneve Neptun vjen pas prezencës më të fundit në qytetin e Korçës dhe suksesit të konfirmuar atje.
I menjëhershëm ka qenë dhe interesi i qytetarëve të cilët janë dyndur menjëherë për të provuar larminë e produkteve që Neptun ofron për konsumatorët.
Ata janë bërë pjesë e blerjeve të Neptun duke i cilësuar produktet më të mirat dhe me çmimet më të leverdishme në treg .
“Shyqyr që u hap edhe këtu në Lushnje një qendër Neptun që ne po e prisnim, kishim kaq kohë.”
“Deri tani më pëlqejnë kanë goxha pamje dhe janë me goxha çmime të leverdishme sidomos për çmimet e ofertave që janë vendosur sot deri në datën 16 nëntor.”
Me një eksperiencë 16 vjeçare në tregun shqiptar kjo kompani tashmë ka një prezencë të konsoliduar në shijet e konsumatorëve.
Aleksandros Kosenas: “Sot ne po hapim dyqanin e 10 brenda një harku kohor prej 3 muajsh. Kompania Neptun është lideri i elektronikës në Shqipëri me një total prej 10 dyqanesh. Objektivi ynë është të përmirësojmë standardet për konsumatorin me varietetin e produkteve, cilësinë e tyre dhe sigurisht në shërbimin e filialeve tona.”
Modeli që Neptun i imponon tregut shqiptar është i njëjtë me standardet që ka çdo treg evropian.
Produktet janë një reflektim i nevojave të konsumatorit dhe ky është çelësi i një biznesi të suksesshëm që i reziston kohës./tvklan.al