Neritan Alibali: “Në kuadër të negociatave për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, bazuar kjo ne marrëveshjen parazgjedhore, u mblodh sot më datë 4 Shtator 2009 kryesia e Partisë Republikane për të shqyrtuar dhe vendosur mbi propozimin e bërë nga kryeministri Berisha për përfaqësimin e PR-së në qeverinë e re. Në përfundim të kësaj mbledhje kryesia e Partisë Republikane në unanimitet vendosi: Një, të pranojë propozimin e bërë nga kryeministri Berisha për drejtimin e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si dhe përfaqësimin me dy zv/ministra në kabinetin e ri qeveritar, dy, përfaqësimi proporcional i Partisë Republikane në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe lokale të bëhet në bazë të kontributit të saj politik, tre, Partia Republikane do të përfaqësohet në qeveri me kryetarin e saj zotin Fatmir Mediu në postin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave”./tvklan.al