Ministria e Rendit duhet të mbajë përgjegjësi për riemërimin e Fatmir Haklajt në strukturat e larta të policisë lokale. Kështu ka deklaruar sot Kryetari i Komisionit të Rendit dhe SHIK-ut dhe ish Ministri i Rendit, Neritan Ceka, duke shtuar se duhet parë me kujdes backgroundi i çdo kuadri policie përpara se atij t’i besohet detyra.

Haklaj është riemëruar në një detyrë të lartë në Komisariatin e Policisë së Tropojës pas vrasjes së një varësi në zyrën e tij. Ndërsa për këtë ai u shkarkua nga detyra është riemëruar më pas me një vendim të Ministrit Koçi. Ceka është shprehur se përgjegjësia nuk është aspak e ministrit ë këtë rast Koçit pasi një ministri i takon të kryejë dhjetëra emërime në ditë.

Sipas Cekës riemërimin e Haklajt duhet ta shmangte vetëm Drejtori i Kuadrit në Ministri i cili ka dokumentacionin dhe njerëzit e duhur për të eliminuar precedentë të tillë në radhët e uniformave blu./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego