Neritan Ceka zhvilloi një intervistë ndryshe mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku dha një rrëfim të jetës së tij gjatë gjithë viteve si në politikë, po ashtu edhe në profesionin e tij si arkeolog.
Gjatë emisionit “Opinion”, Ceka u pyet edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se raportet me të janë indiferente ndërsa shtoi se po të merresh me të, të gjen belaja.
Neritan Ceka: Imagjino ti që vjen dhe kësaj i thonë ‘hajde baba trego’ mungesën e respektit që ka një establishment politik që ka ardhur tani. Këta mendojnë që janë Skënderbeu, se këta vijnë për herë të parë, Para këtyre s’ka pasur asnjeri!
Blendi Fevziu: Çfarë raporti ke me Ramën?
Neritan Ceka: Me Ramën? Krejt indiferent. Është një njeri që s’ke pse merresh me të se e gjen vetë belanë. Çdo ditë në kërkim të belasë, duke filluar edhe nga ndryshimi i orareve. Pse duhet ta bënte? Se i bën ai. Blendi, politikani prandaj na thuhet një njeri i thjeshtë./tvklan.al