I ka njohur të dy nga afër dhe mes Sali Berishës e Fatos Nanos, Neritan Ceka veçon këtë të fundit.
“Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku. Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai. Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano”, tha Ceka në një intervistë në emisionin “Opinion”./tvklan.al