Besimtarët myslimanë do nisin nesër muajin e Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islam.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me anë të një videomesazhi uron të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve për muaj me sa më shumë paqe dhe begati.
“Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit e përmes kësaj arritjeje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejme. E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re. E lusim Zotin të na bëjë këtë muaj paqe e begati”, tha Spahiu.
Klan News