Ministri i Haxhit dhe i Umres, i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Shkëlqesia e Tij Taufik bin Fauzan al-Rabiah, ka vizituar këtë të Hënë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai u prit nga kryetari Bujar Spahiu dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucionit. Ky takim vjen në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, me ftesë të Kryetarit Spahiu.

Gjatë takimit shkëmbyen edhe dhurata. Kryetari i KMSH-së i dhuroi një pikturë të xhamisë së e Et’hem Beut si simbol të qëndrueshmërisë së besimit. Gjatë takimit në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u diskutua mbi intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Ministrisë dhe KMSH-së. Gjithashtu u diskutua për përpjekjet e përbashkëta në kuadër të rritjes së numrit të vizitorëve të Arabisë Saudite në Shqipëri dhe anasjelltas.

Një prej aktiviteteve të rëndësishme të kësaj vizite është dhe pjesëmarrja në Panairin e Haxhit dhe Umres, që organizohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë panair, prezantohen shërbime dhe mundësi të reja bashkëpunimi për të gjitha agjencitë dhe besimtarët e interesuar në pelegrinazhin e Haxhit dhe Umres.

Klan News