Pas mbledhjes në selinë blu, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur për mediat sa i takon aksionit opozitar. Ai u shpreh se demokratët kanë diskutuar mbi mënyrën si do zhvillohet protesta e nesërme. Po ashtu sipas tij, kolegët që do jenë në sallën e Kuvendit do bëjnë gjithçka për moslejimin e zhvillimit të seancës plenare.
“Deputetët e përjashtuar janë në secilën degë ku ushtrojnë përgjegjësinë për të folur mbi protestën, kolegët që marrin pjesë në seancë do bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin. Për të mos lejuar zhvillimnin e seancës. Kjo nuk është zgjedhje e Partisë Demokratike, por e imponuar nga kundërshtari ynë politik.”
Kushdo që bllokon akset nesër, do ndiqet penalisht! Kështu ka paralajmëruar sot Policia e Shtetit përmes një njoftimi zytar. Bardhi nuk komentoi masat e marra, por hodhi akuza ndaj Kreut të Policisë Ilir Proda.
“Ilir Proda?! Zëdhënësi i bandës së Elbasanit? Ai do na ndjekë ne penalisht?! Të rrijë dhe ca ditë në detyrë dhe do e shikoni shumë shpejt se siç është provuar çdo akuzë e PD-së për lidhjet me krimin e organizuar… Ai është emëruar në atë detyrë të lartë nga kreu i bandës së Elbasanit”, përfundoi ai.
/tvklan.al