Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se sulmi hakmarrës i të Shtunës ndaj Iranit, goditi rëndë fuqinë raketore të këtij vendi. Ndërsa Teherani paralajmëron se nuk do ta lerë me kaq, duke sinjalizuar përshkallëzimin e spirales së tensioneve drejt një lufte të madhe në Lindjen e Mesme.

Duke folur në një ceremoni përkujtimore për ushtarët e vrarë në luftën me Hamasin, Netanjahu tha se sulmi izraelit ishte preciz dhe i fuqishëm me shënjestër, bazat e prodhimit dhe lëshimit të raketave. Sipas tij, u arrit qëllimi për të dobësuar fuqinë raketore të Teheranit.

Ndërsa lideri suprem, ajatollahu Ali Kamenei tha se udhëheqësit e vendit do të mblidhen për të vendosur për mënyrën se si do të kundërpërgjigjen.

Vendet e rajonit kishin paralajmëruar se nuk do të lejonin që hapësira e tyre ajrore të shfrytëzohej nga raketat e Izraelit për hakmarrje ndaj Irani. Megjithatë, Teherani tha se Izraeli i hodhi raketat nga territori i Irakut, duke shfrytëzuar dobësinë e qeverisë së Bagdadit në kontrollin e gjithë territorit të vendit.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të Hënën, me kërkesë të Teheranit për diskutuar për situatën e rrezikshme që ka krijuar ky sulm. Nga sulmi i të Shtunës, ku u goditën vetëm sitet raketore iraniane humbën jetën 4 ushtarë iranianë dhe u plagosën dhjetëra persona.

Tv Klan