Kryeministri Benjamin Netanjahu është larguar nga Izraeli për të zhvilluar një takim të martën me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Me këtë vizitë ai kërkon të forcojë lidhjet me Uashington pas tensioneve me administratën e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë.

Vetë ai duke folur për gazetarët para se të hipte në avionin e tij për fluturimin në Uashington deklaroi se do të bisedojë me kreun e Shtepisë së Bardhë për Izraelin dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Vendimet që morëm në luftë kanë ndryshuar situatën në Lindjen e Mesme. Në këtë takim do të diskutojmë çështje të rëndësishme: si fitorja mbi Hamasin, lirimi i pengjeve. Gjithashtu do të flitet edhe për luften me të gjithë komponentët e boshtit terrorist iranian që kërcënojnë paqen e Izraelit, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës”, tha Benjamin Netanjahu.

Netanjahu është lideri i parë botëror që ka një takim zyrtar me Presidentin Donald Trump që nga inaugurimi i tij në Janar. Kjo për kryeministrin izraelit është një dëshmi e fuqisë së aleancës izraelito-amerikane dhe po ashtu një shenjë e miqësisë së tyre personale.

Ndërkohë, me paraardhësin e Trump, kryeministri izraelit i kishte ftohur marrëdhëniet dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për akuzat për krime lufte në Gaza.

Një ditë më parë ndodhi edhe shkëmbimi i pengjeve izraelite mes të burgosurit palestinezë, sipas marrëveshjes së armëpushimit Izrael-Hamas.

Klan News