Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ve në gatishmëri ushtrinë për rifillimin e sulmit në Gaza, nëse Hamasi nuk liron deri të Shtunën, 3 pengjet e radhës.

“Nëse Hamasi nuk liron pengjet tona deri të Shtunën pasdite, armëpushimi merr fund dhe ushtria i kthehet luftimeve deri kur Hamasi të mposhtet plotësisht”.

Kërcënimi i Netanjahut u shoqërua me protesta masive në Tel Aviv, ku pjesëmarrësit kërkuan që armëpushimi të mos prishej. Ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp përparon me planin për largimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës, të cilin ia parashtroi në Shtëpinë e Bardhë, mbretit Abdullah të Jordanisë.

“Do ta kemi ne, do ta bëjmë të lulëzojë e të krijojë shumë vende të reja pune dhe paqe për Lindjen e Mesme. Besoj se do të ketë një copë tokë në Jordani dhe Egjipt për banorët e Gazës për të jetuar të lumtur e të sigurtë. Nuk dua të kërcënoj me paratë, pasi kontribuojmë me shumë para për Jordaninë dhe Egjiptin”.

Jordania dhe Egjipti ashtu si vendet e rajonit janë kategorikisht kundër largimit të palestinezëve nga Rripi i Gazës, megjithëse Tramp shprehu bindjen e këto vende do ta pranojnë planin e tij.

Tv Klan