Neymar duket se e ka vendosur të ardhmen e tij. Ylli brazilian do të vazhdojë që të luajë për skuadrën saudite të Al-Hilal.
Koha e tij deri më tani nuk ka qenë pozitive, por ka një futbollist në skuadër që ka bërë edhe më keq se sa sulmuesi.
Ish-lojtari i Çelsit Kalido Kulibali duket se nuk do të vazhdojë që të luajë për Al-Hilalin. Klubi ka vendosur që ta çrregjistrojë vendin e lënë bosh nga ai e ka marrë Nejmar, raporton daily Mail.
Braziliani i cili ishte në mëdyshje për të ardhmen, madje u përfol se mund të transferohej në SHBA tek Inter Miami, do të vazhdojë që të luajë në Ligën Profesioniste Saudite, ku është një ndër futbollistët më të paguar.
Në sezonin e tij të parë, ai luajti shumë pak, vetëm pesë takime dhe më pas u dëmtua në gju, e kjo bëri që të kthehej në fushë pas një viti në muajin Tetor.
Por sërish pësoi dëmtim, e në Nëntor u përfol se kontrata e tij prej 140 mln Eurosh në vit mund të përfundonte përpara kohe në Janar. Por regjistrimi i tij në ekip tregon se lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e Al-Hilal.
Tani sulmesi brazilian ka mundësinë që të tregojë veten te skuadra saudite, në të cilën ka luajtur vetëm 7 takime në një periudhë kohore 1-vjeçare.
Nëse i bën gjërat mirë, ai do të provojë se e meriton një kontratë të re shumëmilionëshe.
Edhe pa Nejmar Al-Hilal ka pasur rezultate mjaft të mira, ku fitoi titullin kampion sezonin e shkuar ndërsa është pretendente për ta fituar edhe këtë vit futbollistik.
Klan News